KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BE publikon pamje nga samiti me liderët e rajonit, Kurti në takimin e parë me Marta Kos pas këngës nacionaliste

BE publikon pamje nga samiti me liderët e rajonit, Kurti në takimin e parë me Marta Kos pas këngës nacionaliste

Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aty shihet  duke biseduar  me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Takimi mes tyre  vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit janë përcjellë me reagime që u shkaktuan nga  interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, më 15 nëntor.

Kënga, e cila përmban pretendime nacionaliste serbe mbi Kosovën, u interpretua nga grupi slloven “Marko Hatlak & Kapobanda”.

 Zyrtarë të nstitucioneve të Kosovës e cilësuan incidentin si skandaloz dhe të papranueshëm, ndërsa ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kërkoi sqarime nga Komisioni Evropian.

Vetë Marta Kos shprehu keqardhje për interpretimin e këngës, duke theksuar se ajo nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian dhe as qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

Ajo konfirmoi gjithashtu se kishte kontaktuar Kurtin për t’i shprehur keqardhjen për atë që kishte ndodhur, duke thënë se një situatë e tillë nuk është dashur të ndodhte./express/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.