KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka Pula takon Grupin e Grave Deputete

Presidentja Shiroka Pula takon Grupin e Grave Deputete

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur të martën në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbështetjen e nismave që synojnë fuqizimin e grave, rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse.

Shiroka Pula vlerësoi angazhimin e Grupit të Grave Deputete dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat që promovojnë rolin dhe kontributin e grave në shoqëri.

Ajo rikonfirmoi përkushtimin për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në këtë drejtim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.