Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të mbështetjes së nismave që kontribuojnë në fuqizimin e grave, rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe vendimmarrje.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin e Grupit të Grave Deputete dhe theksoi gatishmërinë për të qenë partnere në nismat që promovojnë rolin, kontributin dhe arritjet e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.
Në këtë linjë, Presidentja rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur përpjekjet që synojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e pozitës së tyre.

