KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHMT “Lutfi Musiqi” organizon takim ndërkombëtar për avancimin e arsimit profesional

SHMT “Lutfi Musiqi” organizon takim ndërkombëtar për avancimin e arsimit profesional

Shkolla e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” ka mirëpritur partnerë ndërkombëtarë nga disa vende evropiane, në kuadër të projektit CG-International, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

Në bashkëpunim me APPK-në, shkolla organizoi Takimin Ndërkombëtar të Palëve të Interesit, ku u diskutua për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e orientimit në karrierë.

Gjatë takimit u prezantua edhe Strategjia e Orientimit në Karrierë 2026–2030, me synim përmirësimin e arsimit profesional, zhvillimin e mësimit dual dhe lidhjen më të fortë të shkollës me tregun e punës.

Njoftimi i plotë:

SHMT “Lutfi Musiqi” – Bashkëpunim ndërkombëtar për një arsim profesional cilësor!

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë nga Finlanda, Holanda, Spanja, Italia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, në kuadër të projektit CG-International, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

Në bashkëpunim me Asociacionin për Promovimin e Punësimit në Kosovë (APPK), shkolla jonë organizoi Takimin Ndërkombëtar të Palëve të Interesit, një aktivitet i rëndësishëm kushtuar shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira evropiane dhe avancimit të orientimit në karrierë në arsimin profesional.

Gjatë këtij takimi u prezantua edhe puna dhe përkushtimi i shkollës sonë në kuadër të projektit, me theks të veçantë në hartimin e Strategjisë së Orientimit në Karrierë 2026–2030, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mundësive më të mira për nxënësit tanë.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar përforcon vizionin tonë për një arsim profesional bashkëkohor, zhvillimin e mësimit dual dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet shkollës, bizneseve dhe tregut të punës.

🤝 Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë partnerët ndërkombëtarë, bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit që me praninë, përvojën dhe kontributin e tyre e pasuruan këtë aktivitet.

Jemi krenarë që shkolla jonë është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që ndan vlera, njohuri dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e arsimit profesional.
Së bashku, përtej kufijve, ndërtojmë mundësi të reja për gjeneratat e ardhshme!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.