KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bomba e janarit: PSG-ja e do yllin e Atlético Madridit, por pengesa është çmimi i lartë

Bomba e janarit: PSG-ja e do yllin e Atlético Madridit, por pengesa është çmimi i lartë

Paris Saint-Germaini ka hedhur sytë nga Spanja dhe po synon transferimin e sulmuesit argjentinas të Atletico Madridit, Julian Alvarez, të cilin e konsideron si një prej objektivave kryesorë për të përforcuar fazën ofensive.

Kampioni francez është detyruar të shqyrtojë mundësitë për të ndërhyrë në afatin kalimtar të janarit, pasi lëndimet e Khvicha Kvaratskhelias dhe Desire Doues kanë krijuar boshllëqe të mëdha në repartin e sulmit, përcjell IndeksOnline.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos, Ekrem Konur, kampioni i botës me Argjentinën ndodhet në krye të listës së prioriteteve të drejtuesve parisienë.

Megjithatë, ky operacion nuk pritet të jetë aspak i lehtë për t’u finalizuar. Atletico Madridi nuk ka asnjë gatishmëri për të hequr dorë nga njëri prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm në mesin e sezonit, ndërsa edhe çmimi i lartë i vendosur nga klubi spanjoll paraqet një pengesë serioze për parisienët.

Mbetet të shihet në javët në vijim nëse PSG-ja do të vendosë të trokasë në dyert e klubit madrilen me një ofertë të parezistueshme për ta bindur atë të lirojë Alvarezin. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.