KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tërmet në futbollin afrikan, Maroku kërcënon me bojkotimin e AFCON-it

Tërmet në futbollin afrikan, Maroku kërcënon me bojkotimin e AFCON-it

Maroku ka paralajmëruar se mund të mos marrë më pjesë në edicionet e ardhshme të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila shpalli Senegalin fitues të trofeut.

Sipas raportimeve, Federata Marokene e Futbollit ka njoftuar CAF-in për pakënaqësinë e saj me këtë vendim dhe është duke shqyrtuar mundësinë e bojkotimit të turneve të ardhshme. Zyrtarët e futbollit maroken konsiderojnë se vendimi ka dëmtuar integritetin e garës dhe nuk janë të gatshëm ta pranojnë rezultatin.

Përveç bojkotimit të AFCON-it, Maroku raportohet se po shqyrton edhe mundësinë e tërheqjes nga organizimi i garave të ardhshme të CAF-it. Nëse ky qëndrim konfirmohet, futbolli afrikan mund të përballet me një situatë të pazakontë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e një prej përfaqësueseve më të rëndësishme të kontinentit.

Megjithatë, këto pretendime për bojkot duhet të konfirmohen zyrtarisht nga federata marokene dhe CAF.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.