KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

NËN QIELLIN E NIPAVE

NËN QIELLIN E NIPAVE

Poezi nga Remzi H. Fetahaj

E kam pa Gjergjin në Krujën e gurit,

tue ia ngulë shpatën në fyt shekullit t’verbuem,

që historia t’mos shkelej nën thundrat e halldupëve.

E kam pa Rozafën në Shkodër, me gjinin e ngrimë në mur,

tue e pague me mish e me gjak borxhin e burrave t’besës.

E kam pa Lidhjen e Prizrenit, tue e qepë hartën e copëtueme me damarët e këputun.

E kam pa Vlorën e harrnueme e të tradhtueme, tue ia shqye natës një copë drite prej terri.

E kam pa Prekazin e kthyem në tempullin e fisit, ku vdekja mbeti pa fjalë përballë një kulle të lidhun n’legjendë, tue e ushqye Lirinë me djepin e përjetësisë.

Mandej, më ranë në sy nipat, si zogj të kalamendun në mjegull, nën qiellin e vet të zymtë.

Unë prapë s’fola, se heshtjen e kam të vetmin varr, ku s’arrin dot as xhelati, as harresa, as xhemati!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.