KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona kërkon uljen e dënimit për Fermin Lopezin

Barcelona kërkon uljen e dënimit për Fermin Lopezin

Barcelona do të apelojë vendimin për suspendimin e Fermin Lopezit, me synimin që dënimi i mesfushorit të ulet nga dy në vetëm një ndeshje.

Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle e ka dënuar lojtarin me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq që mori në përballjen ndaj Villarrealit, të cilën Barcelona e fitoi 3-2, shkruan Klankosova.tv.

Fermin u ndëshkua me të kuq edhe ndodhej në bankinë. Ai reagoi ashpër ndaj gjyqtarit të katërt, duke protestuar me zë të lartë pas një pretendimi për penallti në favor të Barcelonës.

Për këtë arsye, ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Deportivo La Corunas dhe Atletico Madridit.

Megjithatë, Barcelona nuk është pajtuar me vendimin dhe do t'i drejtohet Komitetit të Apelit, duke kërkuar që veprimi i lojtarit të cilësohet si sjellje në kundërshtim me sjelljen e mirë sportive, çka do të mundësonte uljen e dënimit në një ndeshje.

Kështu, katalunasit shpresojnë ta kenë në dispozicion Ferminin për duelin e rëndësishëm ndaj Atleticos, më 2 dhjetor. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.