KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spalletti zbulon arsyen pse i dha mundësinë Zhegrovës të luajë nga minuta e parë

Spalletti zbulon arsyen pse i dha mundësinë Zhegrovës të luajë nga minuta e parë

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke zbuluar arsyen pse vendosi ta aktivizonte nga minuta e parë në përballjen ndaj Venezias në fundjavë.

Në konferencën për media të mërkurën, strategu italian ka shpjeguar se orari i ngjeshur i ndeshjeve e ka detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion, nga të cilat ka përfituar edhe reprezentuesi i Kosovës.

Zhegrova të dielën, për herë të parë që nga transferimi te Juventusi, kompletoi një ndeshje të plotë, duke kontribuar edhe me një asistim në fitoren bindëse 4:0 ndaj Venezias.

“Pikërisht për shkak të tri ndeshjeve lindi edhe mundësia që Zhegrova të ketë rastin të luajë nga minuta e parë. Qëllimi është të bëhet një rotacion i duhur, në mënyrë që skuadra të arrijë t’i mbyllë tri ndeshjet pa i ngarkuar tepër futbollistët”, ka deklaruar Spalletti.

Juventusi të enjten do të përballet me Omonian në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa të dielën do të luajë kundër Comos në Serie A.

Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të vazhdojë të marrë më shumë hapësirë në formacionin e Spallettit pas paraqitjes pozitive ndaj Venezias.

Futbollisti 27-vjeçar këtë edicion ka regjistruar dhjetë paraqitje me fanellën e Juventusit, duke realizuar dy gola dhe tri asistime.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.