KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bayerni hedh poshtë dyshimet rreth gjendjes shëndetësore të Musialas

Bayerni hedh poshtë dyshimet rreth gjendjes shëndetësore të Musialas

Bayern Munichu ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e Jamal Musialas nuk ishte e njohur në momentin kur futbollisti vazhdoi kontratën me klubin në shkurt të vitit 2025.

Musiala iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore më 22 prill të vitit 2025, pas shfaqjes së simptomave të para dhe konsultimit me mjekët e klubit bavarez.

Pas ekzaminimeve, reprezentuesi gjerman u diagnostikua me një çrregullim neurologjik që shkakton episode të shkurtra të humbjes së vetëdijes, të njohura si kriza të absencës.

Në mediat gjermane është diskutuar edhe për një lidhje të mundshme ndërmjet gjendjes së tij shëndetësore dhe aksidentit automobilistik të 13 prillit 2025, kur Musiala raportohet se po ngiste veturën me shpejtësi prej 194 kilometrash në orë, në një zonë ku kufizimi ishte 120 kilometra në orë.

Megjithatë, një lidhje e tillë nuk është konfirmuar.

Mes tensioneve në rritje ndërmjet drejtuesve të Bayernit, Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge, dhe përfaqësuesve të futbollistit, kishin lindur dyshime se gjendja shëndetësore e Musialas mund të ishte e njohur para nënshkrimit të kontratës së re.

Klubi bavarez tashmë ka hedhur poshtë këto dyshime, duke sqaruar se ekzaminimet e para mjekësore ishin kryer pas rinovimit të kontratës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.