KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-lojtari i Barcelonës flet pa filtra: Kjo ishte mangësia më e madhe e Xavit si trajner i yni

Ish-lojtari i Barcelonës flet pa filtra: Kjo ishte mangësia më e madhe e Xavit si trajner i yni

Marcos Alonso ka zbuluar një nga pikat më të forta të Xavi Hernandezit si trajner i Barcelonës, por edhe mangësinë që, sipas tij, e ka shoqëruar gjatë aventurës në stolin e gjigantit katalunas.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili aktualisht është pjesë e Celta Vigos, ka folur për përvojën e tij nën drejtimin e Xavit gjatë një paraqitjeje në emisionin El camino de Mario, të ish-futbollistit Mario Suarez në YouTube.

Alonso kaloi dy sezone te Barcelona nën drejtimin e Xavit. Ai u transferua nga Chelsea në verën e vitit 2022, me kërkesë personale të trajnerit spanjoll, për të përforcuar pozitën e mbrojtësit të majtë.

Edhe pse kishte nënshkruar kontratë trevjeçare, ai u largua pas vetëm dy sezonesh, duke iu bashkuar Celta Vigos.

Duke folur për cilësitë e Xavit, Alonso vlerësoi njohuritë e tij të thella për Barcelonën dhe mënyrën se si ua përcillte kulturën e klubit lojtarëve të rinj.

“Mendoj se njohuritë e tij për klubin dhe fakti që kishte kaluar shumë vite duke luajtur aty, na e përcillnin shpirtin e Barcelonës neve që ishim të rinj dhe nuk e njihnim klubin më parë”, deklaroi Alonso.

Megjithatë, kur u pyet për mangësinë më të madhe të Xavit gjatë kohës në krye të Barcelonës, ish-lojtari nuk hezitoi të përmendte mungesën e përvojës si trajner.

“Ai kishte shumë pak përvojë si trajner. Kishte drejtuar në Katar dhe marrja e drejtimit të një klubi si Barcelona në atë fazë nuk do të kishte qenë e lehtë për asnjë trajner”, u shpreh mbrojtësi i Celta Vigos.

Sipas Alonsos, kalimi nga futbollist në trajner dhe marrja e përgjegjësisë për një klub me kërkesa kaq të mëdha si Barcelona ishte një sfidë e veçantë për Xavin, i cili e mori drejtimin e skuadrës në rrethana të komplikuara./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.