SHBA-ja ka njoftuar një sërë tarifash të reja, teksa presidenti Donald Trump vazhdon me politikën e tij tregtare.
Taksat e reja, të vendosura mbi importet në Amerikë, pritet të godasin shumë nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit, përfshirë Kinën, Bashkimin Evropian dhe Japoninë, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.
Ky veprim vjen pasi Shtëpia e Bardhë nisi një hetim mbi praktikat e partnerëve të saj tregtarë në mars, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi që tarifat e shpallura më parë nga Trump, ishin të paligjshme.
Kina po përballet me normën më të lartë të tarifës, deri në 40%, e ndjekur nga Vietnami me deri në 35% dhe më pas të tjerat që përballen me 20% ose 25%.
Disa nga këto tarifa do të ulen në mënyrë efektive, për shkak të kufizimeve në tarifat që Trump ka rënë dakord.

