Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete, sipas Top Channel.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi: klankosova.tv ↗

