KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përbërje të kryesuesit, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarëve, Violeta Salihu dhe Yıldıray Bayrami, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, i organizuar nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Republikës së Turqisë.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij forumi, ku po marrin pjesë rreth 60 përfaqësues të institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve dhe organizatave të ndryshme nga 25 shtete, është forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e administrimit të zgjedhjeve si dhe rritja e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave ndërmjet shteteve, transmeton IndeksOnline.

“Gjatë dy ditëve të zhvillimit të kësaj ngjarje ndërkombëtare, temat kryesore në të cilat u përqendruan diskutimet, kanë të bëjnë me rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje përmes praktikave institucionale, bashkëpunimin e institucioneve zgjedhore me mediat e publikun dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ky forum shërbeu gjithashtu si një mundësi që delegacioni i KQZ-së të zhvillojë takime me përfaqësues të trupave institucionale zgjedhore nga shtete të ndryshme, me të cilët u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave më të mira zgjedhore.

Në këtë drejtim, në një sesion të veçantë, delegacioni i KQZ-së u takua edhe me kreun e Këshillit të Lartë Zgjedhor të Republikës së Turqisë, Serdar Mutta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.