KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në letër ‘integrim strategjik’, në praktikë 4 vjet pa mbledhje të qeverive Kosovë-Shqipëri

Në letër ‘integrim strategjik’, në praktikë 4 vjet pa mbledhje të qeverive Kosovë-Shqipëri

Në një raport të Qeverisë së Kosovës, i cili sipas ekzekutivit pasqyron të arriturat e Qeverisë Kurti 2, në kapitullin “Kombëtare” përfshihet edhe integrimi strategjik Kosovë-Shqipëri.

Në këtë pjesë përmenden marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive.

Me kryeministër Albin Kurtin, në vitin 2021 dhe 2022 u mbajtën dy mbledhje, një në Elbasan dhe tjetra në Prishtinë.

Mbledhja e radhës ishte paraparë të mbahej më 14 qershor 2023 në Gjakovë, por u anulua një ditë para zhvillimit të saj, pasi kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Kurti nuk arritën dakordim për ndryshimin e formatit të takimit.

Takime të tjera mes qeverive nuk pati as vjet e as parvjet, raporton Klankosova.tv

Foto: Mbledhja e fundit

Ndërkohë, së fundmi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka deklaruar në Klan Kosova se pritet që së shpejti të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, pas më shumë se katër vjetësh. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.