Real Madridi mund të heqë dorë nga rikthimi i Nico Paz, pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera të argjentinasit te Como.
Mesfushori 22-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me 6 gola dhe 8 asistime në 16 ndeshje, duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Cesc Fabregas.
Madrilenët kanë mundësinë ta rikthejnë për 80 milionë euro në verën e vitit 2027, por konkurrenca me Arda Guler dhe Jude Bellingham mund ta pengojë këtë lëvizje.
Ndërkohë, Tottenham, Liverpool dhe Arsenali po e ndjekin nga afër situatën e tij dhe janë të gatshëm të shqyrtojnë transferimin nëse lojtari bëhet i disponueshëm.
Burimi: klankosova.tv ↗

