KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Merz: Rusia synon më shumë sesa pushtimin e Ukrainës, po përshkallëzon tensionet në disa rajone

Merz: Rusia synon më shumë sesa pushtimin e Ukrainës, po përshkallëzon tensionet në disa rajone

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar se Rusia synon shumë më tepër sesa vetëm pushtimin e Ukrainës dhe se po i përshkallëzon tensionet në shkallë të gjerë në disa rajone.

Gjatë fjalimit të tij për buxhetin, më 25 nëntor, Merz deklaroi se Moska ka objektiva më të gjera sesa lufta kundër Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe ajo dëshiron më shumë se Ukrainën. Kushdo që nuk arrin ta kuptojë këtë, ose nuk e kupton botën ashtu siç është, ose po ndjek një agjendë krejtësisht tjetër – një agjendë që bie ndesh me lirinë, hapjen dhe vlerat liberale të vendit tonë”, tha ai.

Merz shtoi se Gjermania për një kohë të gjatë i kishte lënë pas dore çështjet themelore në fushën e mbrojtjes, infrastrukturës, ndryshimeve demografike dhe ekonomisë. Sipas tij, këto sfida duhet të trajtohen me urgjencë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia po i përshkallëzon tensionet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi dhe madje edhe në hapësirën e jashtme.

“Përshkallëzimi po ndodh në një shkallë masive, përfshirë edhe brenda kufijve tanë, madje duke marrë edhe jetë njerëzish. Kjo është situata, zonja dhe zotërinj. Prandaj, ne si evropianë duhet – dhe do të vendosim – kufij të qartë për Rusinë”, përfundoi Merz. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.