Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike ka nisur mbledhjen e radhës, ku do të raportojë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Anëtarët e komisionit u ulën përballë Rizvanollit për të shqyrtuar raportin e auditimit për PFV-në e Ministrisë së Ekonomisë, raporton IndeksOnline.
I njëjti raport do të shqyrtohet edhe me kryeshefin ekzekutiv dhe kryesuesin e bordit të KOSTT-it.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i këtij raporti me kryeshefin dhe kryesuesin e bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Burimi: indeksonline.net ↗

