Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar në Bjeshkën e Sejnovës në Pejë, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë, si dhe një thikë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

