KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Javelin, Bayraktar e mbi 40 lloje armatimi: Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së

Javelin, Bayraktar e mbi 40 lloje armatimi: Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së

Qeveria e Kosovës ka publikuar të dhënat për investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar rritjen e numrit të ushtarëve, zgjerimin e kapaciteteve ushtarake dhe blerjen e pajisjeve moderne të mbrojtjes.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria, numri i ushtarëve të rekrutuar është rritur për 2,705, ndërsa FSK-ja, sipas saj, ishte trashëguar me 2,200 ushtarë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se 3,325 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar në akademitë e shteteve aleate, ndërsa trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar.

Në vitin 2025, Kosova ishte nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare, Defender Europe.

Në kuadër të investimeve në kapacitetet mbrojtëse, Qeveria ka renditur një sërë sistemesh armatimi dhe pajisjesh ushtarake.

Në kategorinë e raketave dhe artilerisë përfshihen sistemi kundërtank Javelin, artileria mobile HAWKEYE 105 mm, sistemet Panzerfaust 3, OMTAS dhe HAR-66, si dhe mortajat 60 mm, 81 mm dhe 120 mm.

Në këtë listë është edhe sistemi automatik i mortajës ASELSAN ALKAR 120 mm, i integruar në automjetin ushtarak BMC Vuran.

Sa i përket mjeteve ajrore pa pilot, janë përfshirë dronët luftarakë Bayraktar, dronët amerikanë PUMA, si dhe mijëra dronë Skydagger 7 dhe 15 inç.

Ndërkaq, në aspektin e logjistikës, janë siguruar 15 kamionë multifunksionalë Rheinmetall, prej të cilëve 10 janë blerë dhe pesë janë pranuar si donacion. Po ashtu, është siguruar armatim dhe municion nga shtatë shtete aleate.

Qeveria thekson se gjatë kësaj periudhe është zgjeruar edhe arsenali i armëve të FSK-së.

Sipas saj, për 12 vjet Forca e Sigurisë së Kosovës kishte vetëm një lloj pushke, të prodhuar nga Heckler & Koch, dhe një lloj pistolete, Glock. Ndërsa gjatë qeverisjes aktuale, arsenali është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi, duke përfshirë pushkë individuale, mitralozë të rëndë dhe të lehtë, si dhe pushkë moderne snajperësh.

Në fushën e industrisë së mbrojtjes, Qeveria njofton se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, e cila do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të prodhojë me markë vendore.

Gjithashtu, është bërë e ditur se po zhvillohet bashkëpunimi me sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për prodhimin e mjeteve ajrore dhe tokësore pa pilot, dronëve FPV, si dhe pajisjeve dhe municioneve të tjera ushtarake.

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, janë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me shtete anëtare të NATO-s dhe vende partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, si një nga projektet e radhës është paralajmëruar edhe blerja e helikopterëve amerikanë Black Hawk, e cila aktualisht është në përgatitje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.