Dy persona kanë raportuar se janë kanosur me armë pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi në Vushtrri, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 17:45, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë, një karikator i zbrazët dhe një sprej.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Rasti është iniciuar për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

