KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

CIA-ja në shënjestër të hakerëve, zbulohet çfarë arritën të prekin

CIA-ja në shënjestër të hakerëve, zbulohet çfarë arritën të prekin

CIA-ja dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) në ShBA janë goditur nga një sulm i dyshuar kibernetik, që ka prekur informacionet e paklasifikuara, kanë bërë të ditur për CNN katër burime në dijeni të rastit.

Sulmi ka prekur një sistem që agjencitë e përdorin për analizimin e inteligjencës nga burimet e hapura.

Megjithatë, zyrtarët kanë theksuar se asnjë informacion i klasifikuar nuk është komprometuar.

“Nuk ka pasur ndërprerje të kapaciteteve kritike apo të sistemeve të klasifikuara”, ka deklaruar një zyrtar i ODNI-së, ndërsa CIA ka refuzuar të komentojë, shkruan CNN.

ODNI mbikëqyr 17 agjenci amerikane të inteligjencës, përfshirë CIA-n.

Incidenti, për të cilin fillimisht raportoi The New York Times, vjen pas një serie sulmesh kibernetike dhe ndërprerjesh teknologjike që kanë prekur institucionet amerikane.

Sipas burimeve, ai nuk duket të ketë lidhje me sulmin e dyshuar ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale të FBI-së, transmetohet Klankosova.tv.

Ndërkohë, ndërprerje të tjera teknologjike kanë prekur edhe bankat, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe sistemin e kontrollit të trafikut ajror të ShBA-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.