KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Joao Felix rikthen epërsinë e Al Nassr-it me një super gol

Joao Felix rikthen epërsinë e Al Nassr-it me një super gol

Al Nassr po avancon me rezultatin 2-1 ndaj Al Sadd-it në kuadër të xhiros së pestë në fazën e ligës të AFC Champions League, në një ndeshje që po zhvillohet aktualisht (rreth minutës së 60-të), shkruan IndeksOnline.

Njeriu i momentit për skuadrën saudite është Joao Felix, i cili në minutën e 52-të gjeti rrugën e rrjetës pas një asistimi nga Angelo, duke i rikthyer epërsinë Al Nassr-it në fillim të pjesës së dytë.

Menjëherë pas golit, në minutën e 53-të, portugezi u ndëshkua edhe me karton të verdhë për sjellje josportive.

Më herët, takimi kishte nisur vrullshëm me Cristiano Ronaldon, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të nga pika e bardhë e penalltisë për 1-0. Mysafirët nga Katari reaguan shpejt dhe barazuan shifrat në minutën e 22-të përmes Mohammed Waad, pas asistimit të Akram Afif.

Ronaldo arriti të shënonte edhe një herë tjetër në minutën e 35-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-1./IndeksOnline/

🚨🚨| JOAO FELIX JUST SCORED A PUSKAS WORTHY GOLAZO!! 🤯🇵🇹 https://t.co/44WykX3PWn

— Kalshi FC (@KalshiFC) November 24, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.