KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ymeri: Ende nuk është ndalur tregtia me entitete serbe, ZRRE ka dërguar vetëm kërkesë në ARBK për listën e bizneseve

Ymeri: Ende nuk është ndalur tregtia me entitete serbe, ZRRE ka dërguar vetëm kërkesë në ARBK për listën e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar mënyrën e zbatimit të vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtisë me entitete serbe, duke thënë se deri më tani ZRRE-së i është dërguar vetëm kërkesa për listën e bizneseve në ARBK, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se ZRRE nuk e përcakton origjinën e energjisë elektrike, por si kriter referues përdoret çmimi, ndërsa KEDS/KESCO mund të zgjedhë edhe biznese private për tregtimin e energjisë.

Ymeri ka ngritur shqetësimin se, në fund, këto kosto u faturohen qytetarëve, në një kohë kur tarifat janë rritur tri herë në pesë vjet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.