Hakan Çalhanoğlu do të mungojë për rreth një muaj, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Atalantës, e cila përfundoi me rezultatin 4-4.
Mesfushori turk iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës së sotme në klinikën Humanitas në Rozzano. Kontrollet zbuluan një problem muskulor në fleksorët e kofshës së djathtë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth tri deri në katër javë.
Kështu, trajneri Cristian Chivu do të jetë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës për disa ndeshje të ardhshme, përfshirë sfidat ndaj Stuttgartit në8 Champions League dhe Genoas në Serie A.
Ky është një tjetër shqetësim për Interin, pasi Çalhanoğlu kishte pasur edhe më herët gjatë këtij sezoni probleme muskulore./Klankosova.tv.

