Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është parë duke hyrë në objektin e Policisë në Pejë.
I pyetur nga IndeksOnline për arsyen e vizitës, Kryeziu ka deklaruar shkurt se “jemi për diçka tjetër”, duke theksuar se ardhja e tij në Policinë e Pejës nuk ka të bëjë me rastin e Arlinda Zekajt.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me arsyen e vizitës së kryeprokurorit në këtë institucion policor.
Burimi: indeksonline.net ↗

