KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kriza te Sivasspori, Rey Manaj largohet nga Sivas pas problemeve me pagesat!

Kriza te Sivasspori, Rey Manaj largohet nga Sivas pas problemeve me pagesat!

Problemet te Sivasspori po thellohen, ndërsa situata në klubin turk duket gjithnjë e më shqetësuese. Përveç rezultateve negative në fushën e lojës, skuadra po përballet edhe me paqartësi drejtimi dhe vështirësi financiare, të cilat tashmë kanë prekur edhe futbollistët.

Sipas raportimeve të mediave turke, një nga emrat kryesorë të skuadrës, sulmuesi shqiptar Rey Manaj, është larguar nga qyteti i Sivasit, pasi pagesa që duhej t’i bëhej nuk është realizuar.

Manaj, sipas këtyre raportimeve, mëngjesin e sotëm ka udhëtuar me veturë drejt Kayserit, prej nga ka vazhduar rrugëtimin për jashtë Turqisë.

Largimi i sulmuesit shqiptar ka rikthyer në qendër të vëmendjes krizën financiare dhe problemet e brendshme që po shoqërojnë Sivassporin. Klubi turk, i cili po kalon një periudhë të vështirë edhe në aspektin sportiv, po përballet me shqetësime të shumta lidhur me detyrimet ndaj futbollistëve.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.