Futbollisti turk, Emre Mor, ka marrë një vendim të vështirë për të ardhmen e tij, duke vendosur ta pezullojë përkohësisht karrierën si futbollist profesionist për shkak të problemeve shëndetësore.
29-vjeçari ka ndërprerë gjithashtu kontratën me skuadrën holandeze NEC Nijmegen, duke bërë të ditur se për momentin nuk është në gjendje të vazhdojë të luajë në nivelin profesionist, shkruan Indeksonline
Vetë Mor ka reaguar përmes një deklarate, ku ka treguar se prej vitesh është përballur me probleme shëndetësore, të cilat tashmë e kanë detyruar të largohet përkohësisht nga futbolli.
“Pas vitesh të tëra përballjeje me probleme të vështira shëndetësore, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar për momentin nga futbolli profesionist. Zemra ime ende dëshiron të luajë, por trupi po më tregon se tani ka nevojë për diçka tjetër”, ka shkruar Mor.
🚨🇹🇷 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Emre Mor (29) is putting his career on hold due to health issues. ✋❌
His contract with Dutch NEC Nijmegen has been terminated.
Mor: "After years of difficult battles with my health, I’ve made the difficult decision to step away from professional… pic.twitter.com/0DhAyNKflZ
— EuroFoot (@eurofootcom) November 23, 2026
Kështu, futbollisti 29-vjeçar i jep përkohësisht fund aventurës së tij në futbollin profesionist, me shpresën që në të ardhmen të mund të rikthehet sërish në fushën e blertë./Indeksonline/

