KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bayern Munich synon rikthimin shokues të ish-sulmuesit si zëvendësues të përkohshëm të Kane

Bayern Munich synon rikthimin shokues të ish-sulmuesit si zëvendësues të përkohshëm të Kane

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.

Sipas këtij raportimi, drejtuesit e kampionit rekord të Gjermanisë kanë diskutuar brenda klubit për rikthimin e ish-sulmuesit të tyre, i cili tashmë është 37-vjeçar dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.

Choupo-Moting shënoi 38 gola dhe regjistroi 13 asistime në 122 paraqitje zyrtare me fanellën e Bayernit nga viti 2020 deri në vitin 2024.

Kontrata e reprezentuesit të Kamerunit, i cili ka zhvilluar 76 ndeshje me kombëtaren, me New York Red Bulls skadon në fund të këtij viti.

Ai iu bashkua klubit amerikan pasi kaloi pothuajse gjashtë muaj pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Bayernin në verën e vitit 2024.

Në 61 paraqitje për klubin nga MLS, sulmuesi ka realizuar 24 gola. Në sezonin e tij të parë në New York shënoi 18 gola në 33 ndeshje kampionale, por në sezonin e dytë pati një rënie të ndjeshme, duke realizuar vetëm pesë gola në 22 takime.

Në këtë rënie ndikoi edhe një lëndim në gju, i cili e shqetësoi për disa muaj. Megjithatë, mosha dhe problemet me gjurin e bëjnë të dyshimtë një rikthim të mundshëm te Bayerni.

Choupo-Moting kishte fituar simpatinë e tifozëve dhe bashkëlojtarëve gjatë kohës së tij në klub.

Ai kishte lënë përshtypje të mira edhe në fushë, duke shërbyer si zëvendësues i Robert Lewandowskit, të paktën deri në vazhdimin e kontratës së tij në vitin 2023./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.