KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bardhyl Dobra propozohet për ambasador në Senegal – rikthehet videoja e famshme, kur ambasadori francez e kishte bërë atë horë dhe e kishte larguar për krahu

Bardhyl Dobra propozohet për ambasador në Senegal – rikthehet videoja e famshme, kur ambasadori francez e kishte bërë atë horë dhe e kishte larguar për krahu

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, është propozuar nga Qeveria Kurti për ambasador të Republikës së Kosovës në Senegal.

Propozimi për emërimin e tij në këtë pozitë ka rikthyer në vëmendje një video të publikuar para rreth një dekade, ku Dobra shfaqet në një situatë të pakëndshme gjatë angazhimit të tij si përkthyes i ish-ambasadorit francez në Kosovë, Jean-François Fitou, transmeton lajmi.net.

Në pamjet e publikuara atë kohë nga emisioni “Interaktiv” i KTV-së, Dobra shihet duke hasur në vështirësi gjatë përkthimit nga frëngjishtja në shqip.

Gjatë komunikimit, ish-ambasadori Fitou shfaq pakënaqësi me përkthimin dhe, në një moment, vendos ta ndërpresë atë, duke e larguar Dobrën nga pozicioni i përkthyesit dhe duke e kapur për krahu.

Ngjarja kishte marrë vëmendje në opinionin publik, ndërsa videoja ishte publikuar më 13 tetor 2022, duke rikthyer në diskutim një episod nga e kaluara e Dobrës.

Në Qeverinë Kurti II, Bardhyl Dobra ishte emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ndërkaq, në përbërjen aktuale të Qeverisë Kurti IV, ai është propozuar për të përfaqësuar Kosovën në Senegal në cilësinë e ambasadorit.

Emri i tij është dërguar për dekretim te presidentja e vendit, pasi paraprakisht propozimi kishte marrë miratimin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme./lajmi.net/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.