Xhiroja e 14 e Euroleagues në basketboll hapet me ndeshjen Besiktas – Paris që luhet në Stamboll dhe nis në ora 18:00.
Përveç këtij dueli në programin e sotëm janë edhe 5 ndeshje tjera.
Nga ora 19:00 përballen Ylli i Kuq – Virtus Bologna.
Në ora 20:00 në Minhen, basketbollistët e Bayernit e presin dikur kampionin e Evropës, skuadren izraelite Maccabi.
Në Roig Arena nga ora 20:30 lideri aktual Valencia është nikoqire e Panathinaikosit , skuadër kjo që renditet e treta në tabelën e klasifikimit.
Nga ora 20:45 në Villeurbane Asveli përballet me Olimpia Milano derisa ajka e mbrëmjes në Euroleague është dueli Barcelona – Fenerbahce që zhvillohet në Palau Blaugrana dhe nis në ora 21:00.
Burimi: dukagjini.com ↗

