Sonte zhvillohen 9 ndeshjet e para të xhiros së 5 në Ligën e Kampionëve ne futboll.
Në terminin e orës 18:45 përballen: Bodoe Glimt – LASK dhe Galatasaray – Aston Villa.
Nga ora 21:00 kemi shtatë duele tjera nga të cilat veçojmë përballjen Arsenal – Borussia Dortmund dhe Manchester City – Napoli.
Në Santiago Bernabeu Real Madridi është nikoqire e PSV Eindhoven derisa në Roterdam Feyenordi e pret Porton.
Në ndeshjet tjera takohen: Leipzig – Lens, Slovan Bratislava – Real Betis dhe Como – AEK.
Burimi: dukagjini.com ↗

