Një gol i jashtëzakonshëm është shënuar vikendin e kaluar në Ligën e Parë të futbollit anglez.
Stockport County triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Cambridge Unitedit, shkruan Indeksonline.
Momenti më i veçantë i takimit ishte eurogoli i realizuar nga futbollisti i njohur, Oliver Norwood, i cili shënoi në mënyrë spektakolare nga gjuajtja e lirë.
35-vjeçari befasoi të gjithë me vendimin për të goditur drejt portës, ndonëse pozita nga e cila ekzekutoi goditjen e lirë nuk ishte aspak e favorshme. Megjithatë, Norwood provoi dhe ia doli të realizonte një gol të rrallë.
Norwood gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura, përfshirë Manchester Unitedin, Fulhamin, Brightonin dhe Coventryn./Indeksonline/
🚨🚨| WATCH: This goal scored in England’s third division is going VIRAL. An absolutely OUTRAGEOUS finish from an angle you wouldn't believe! 😳 pic.twitter.com/VnnaoOmtAD
— Shuffle FC (@ShuffleFC) November 23, 2026

