KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cesc Fabregas: Futbolli po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për lojtarët dhe trajnerët!

Cesc Fabregas: Futbolli po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për lojtarët dhe trajnerët!

Cesc Fabregas ka ngritur shqetësimin për presionin gjithnjë e më të madh në futbollin modern, duke theksuar se kalendari i ngjeshur, intensiteti fizik dhe mungesa e kohës për rikuperim po e bëjnë këtë sport gjithnjë e më të vështirë.

“Futbolli po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për lojtarët. Trajnerët janë më të përgatitur se kurrë dhe të gjithë duan të kontrollojnë gjithçka”, deklaroi Fabregas.

Sipas tij, futbollistët duhet të përballen me presionin e trajnerëve, tifozëve, drejtuesve dhe pritshmërive personale. Ai theksoi se kjo situatë prek edhe trajnerët, duke përmendur rastin e Vincent Kompany.

Spanjolli foli edhe për vështirësitë në marrjen e vendimeve, duke shpjeguar se publiku shpesh gjykon zgjedhjet e trajnerëve vetëm në bazë të rezultatit, pa ditur të gjitha rrethanat që ndikojnë te një futbollist.

Në fund, Fàbregas nënvizoi se menaxhimi i emocioneve, qetësia dhe durimi janë thelbësore për të përballuar presionin e futbollit modern.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse futbolli është më i shpejtë dhe më fizik, ka më shumë ndeshje, më pak kohë rikuperimi dhe më shumë udhëtime”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.