KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga kritikat në Londër te ëndrra për titull në Paris FC – Rosenior po sfidon PSG-në

Nga kritikat në Londër te ëndrra për titull në Paris FC – Rosenior po sfidon PSG-në

Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez mori drejtimin e Paris FC dhe tashmë po dëshmon se mund të jetë një nga emrat më interesantë të këtij sezoni në futbollin francez.

Paris FC e kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e 11-të, por me Roseniorin në stol skuadra ka bërë një hap të madh përpara.

Pas 11 xhirove në Ligue 1, ekipi nga kryeqyteti francez renditet në vendin e dytë, vetëm tri pikë prapa Paris Saint-Germainit.

Rritja e Paris FC bëhet edhe më interesante kur krahasohen vlerat e dy skuadrave në tregun e futbollistëve. Sipas shifrave të publikuara, PSG-ja ka një vlerë prej 1.36 miliardë eurosh dhe renditet e para, ndërsa Paris FC vlerësohet me 193.6 milionë euro, duke u pozicionuar në vendin e tetë.

Pra, Rosenior po e mban skuadrën në garë me kampionët e Francës, pavarësisht diferencës së madhe në potencialin financiar dhe vlerën e lojtarëve.

Një nga rezultatet që ka tërhequr vëmendjen ishte fitorja bindëse 4-0 ndaj Angers, që e ngjiti Paris FC-në në pozitën e dytë.

Megjithatë, trajneri anglez ka kërkuar që lojtarët të mos rrëmbehen nga entuziazmi dhe të mbeten të përqendruar te ndeshjet e ardhshme.

Rosenior e ka cilësuar PSG-në si njërën prej skuadrave më të mira në botë, por Paris FC tashmë ka treguar se mund të jetë një kundërshtar serioz në kampionat. Përballja direkte mes dy skuadrave, e planifikuar për 12 dhjetor, pritet të jetë një nga testet më interesante të sezonit.

Nga një skuadër që sezonin e kaluar përfundoi në mesin e tabelës, Paris FC është shndërruar në një pretendente për kreun. Ndërsa Rosenior, pas periudhës së vështirë në Londër, po e gjen në Paris mundësinë për të dëshmuar vlerat e tij si trajner. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.