KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bogujevci takon përfaqësueset e Beyond Studios në Manchester

Bogujevci takon përfaqësueset e Beyond Studios në Manchester

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim në Manchester me themeluesen dhe drejtoreshën e Beyond Studios, Tara Solesbury, si dhe Kate O’Connor, para fillimit të konferencës “Beyond”.

Sipas njoftimit të ministres, në takim është diskutuar për Strategjinë e Ekonomisë Kreative në Kosovë, e cila tashmë është finalizuar dhe pritet të miratohet së shpejti në Qeveri.

Strategjia është hartuar me mbështetjen e British Council dhe UNDP-së, ndërsa palët kanë diskutuar edhe për hapat e ardhshëm drejt zbatimit të saj dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Bogujevci ka theksuar se konferenca “Beyond” paraqet mundësi për të njohur përvojat dhe modelet ndërkombëtare në zhvillimin e ekonomisë kreative.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.