Chelsea është e gatshme të lejojë largimin e Marco Palestras, pasi trajneri Xabi Alonso ka një tjetër objektiv në listën e përforcimeve.
Sipas mediumit spanjoll El Nacional, Alonso dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Jules Koundé, dhe drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm të hapin rrugën për largimin e talentit italian.
Ndërkohë, Palestra ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha italiane.
Juventus, Milan dhe Napoli po e monitorojnë situatën e tij dhe janë të interesuara për ta transferuar në rast se ai bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve./Klankosova.tv.
Burimi: klankosova.tv ↗

