KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

BINNI nis fushatën Black Week me zbritje deri në 50 për qind

BINNI nis fushatën Black Week me zbritje deri në 50 për qind

BINNI, një nga kompanitë e para në Kosovë në fushën e prodhimit të dyerve, dritareve dhe mobilieve, ka prezantuar fushatën Black Week, e cila sjell zbritje deri në 50 për qind në produkte të përzgjedhura.

Fushata do të jetë e vlefshme nga 23 deri më 30 nëntor, duke u ofruar klientëve mundësinë të përfitojnë nga oferta speciale dhe çmime më të favorshme.

Me një histori suksesi që nis në vitin 1989 si biznes familjar, BINNI ka ndërtuar ndër vite një emër të rëndësishëm në tregun e Kosovës. Me afro katër dekada përvojë, kompania është zhvilluar vazhdimisht, duke zgjeruar veprimtarinë dhe duke sjellë produkte e zgjidhje të ndryshme për klientët.

Sot, BINNI ka tri showroom-e në Prishtinë, Vushtrri dhe Prizren. Showroom-i kryesor, i vendosur në Llapnasellë, shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 10 mijë metrash katrorë dhe konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Në showroom-et e saj, klientët kanë mundësi të njihen nga afër me koleksionet dhe risitë më të fundit. Krahas gamës së produkteve, BINNI ofron edhe këshillim profesional nga stafi dhe arkitektët e kompanisë, të cilët ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve që përshtaten me stilin dhe kërkesat e secilit klient.

Përveç prezencës në tregun vendor, kompania ka zgjeruar aktivitetin edhe në tregjet evropiane, ku eksporton produktet e saj, duke dëshmuar potencialin dhe cilësinë e prodhimit kosovar.

Përmes fushatës Black Week, BINNI synon t’u ofrojë klientëve më shumë mundësi për të përzgjedhur produktet e tyre të preferuara me çmime më të volitshme.

Zbritjet deri në 50 për qind në produkte të përzgjedhura do të jenë të vlefshme deri më 30 nëntor.

Ky është artikull i sponsorizuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.