KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin

Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të jetë pjesë e forumeve të ardhshme të Bashkimit Evropian për zgjerimin, duke u përfaqësuar nga institucionet e saj.

Këtë kërkesë, Çerkini tha se e ka ngritur sot në Komisionin për Integrim Evropian, gjatë takimit me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, dhe anëtarët e delegacionit të tij. Ajo ka theksuar se Kosova duhet të jetë e pranishme në takimet ku diskutohen proceset e zgjerimit të BE-së.

“Kur BE-ja mbledh vendet e rajonit për të diskutuar zgjerimin, Kosova duhet të jetë në atë tryezë, e përfaqësuar nga institucionet e saj”, ka deklaruar Çerkini.

Deputetja ka bërë të ditur se gjatë takimit ka kërkuar edhe një zotim të qartë që Kosova të ftohet në forumet e ardhshme për zgjerimin dhe në takimet për programet e BE-së ku vendi ynë merr pjesë.

“Kur BE-ja mbledh vendet e rajonit për të diskutuar zgjerimin, Kosova duhet të jetë në atë tryezë, e përfaqësuar nga institucionet e saj.

Këtë kërkesë e ngrita sot në Komisionin për Integrim Evropian, në takimin me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, dhe anëtarët e delegacionit Alexis Hupin, Boguslaw Gertruda, Piere Michele dhe Blerta Bejtullahu. Kërkova një zotim të qartë që Kosova të ftohet në forumet e ardhshme për zgjerimin dhe në takimet për programet e BE-së ku vendi ynë merr pjesë”, ka thënë Çerkini.

Sipas deputetes, kjo do t’i mundësonte Kuvendit që t’i shqyrtojë me kujdes reformat dhe Kosovës t’i përmbushë kushtet për përfitimin e fondeve të lidhura me afatin e 31 dhjetorit.

“Për Agjendën e Reformave, kërkova që Komisioni Evropian t’u japë përparësi drafteve që presin komentet e tij dhe të caktojë data të qarta për kthimin e tyre. Kështu Kuvendi ka kohë t’i shqyrtojë me kujdes reformat dhe Kosova mund të përmbushë kushtet për fondet e lidhura me afatin e 31 dhjetorit”, ka thënë ajo./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.