KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria merr disa vendime, Luan Dalipi emërohet në krye të Agjencisë për Investime dhe Eksporte

Qeveria merr disa vendime, Luan Dalipi emërohet në krye të Agjencisë për Investime dhe Eksporte

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime dhe propozime që lidhen me institucionet publike, arsimin, sigurinë dhe investimet.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), një nga vendimet e miratuara është emërimi i Luan Dalipit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën për dhënien me qira të hapësirave dhe zyrave që ndodhen në kuadër të Terminalit Doganor në Han të Elezit. Këto hapësira, të cilat gjenden në parcelën kadastrale në Han të Elezit, do të jepen me qira për një periudhë prej 36 muajsh, sipas kërkesës së Doganës së Kosovës.

Po ashtu, është miratuar Raporti për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Një tjetër vendim ka të bëjë me miratimin në parim të nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që parasheh shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Ndërkaq, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin dhe shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit në këtë ministri. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.