Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, në debatin e sotëm për Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e përmendi rastin Alfa dhe rastin e Rexhail Qerimit.
Sela tha se nuk mund të mendojmë për Bashkimin Evropian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit dhe varrin e Rexhail Qerimit.
“Edhe nja 5-6 ditë ose një javë Agim Islami i bën 18 vjet. Nëse se dini për cilin flas, i mbush 18 vite burg, është rasti Alfa. Rexhail Qerimi është i vdekur, pas 14 viteve burg. Ka tre vite a më tepër kur dëshmia bazë në emër të së cilës ato e dëshmojnë që janë plotësisht të pafajshëm, i është nënshtruar ekspertizës ndërkombëtare dhe është dëshmuar që janë të pafajshëm për rastin Allfa. Sot e kësaj dite është në burg dhe ne merremi se sa gjykatës e prokurorë janë emëruar? 18 vite burg është njeriu, pa faj. Ti konkretizojmë gjërat, janë dramë familjesh, njerëzish të afërt. Për këtë drejtësi po flasim ne?”.
“Prandaj, ne mund të flasim edhe për ndryshimet kushtetuese, mirëpo vazhdon drejtësia të jetë selektive, e politizuar, e etnizuar fatkeqësisht. Dënimet, vendimet merren në bazë të përkatësisë etnike që ke, mund tu hyjmë me radhë shumë e shumë lëndëve të tjera dhe kështu nuk shkojmë askund. Natyrisht përcaktimi jonë është që ne duhet të bëhemi sa më shpejtë pjesë e Bashkimit Evropian, ne duhet të shfrytëzojmë momentin kur Bashkimi Evropian”.
“E ka të rëndësishme shumë edhe vetë BE-ja, përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Unionit Evropian. Por, jo duke mos folur edhe për atë që ndodh, jo Bashkimi Evropian të jetë duke shkelur mbi kokat e njerëzve, qofshin ata edhe individë të veçantë dhe pa marrë masa për të qenë të denjë për tu ulë në këtë union që ne e quajmë të drejtë”, tha Sela.

