KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Courtois: Synimi im është ta mbyll karrierën këtu

Courtois: Synimi im është ta mbyll karrierën këtu

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka folur për rinovimin e kontratës me klubin kryeqytetas. Ai ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që ka nënshkruar edhe për një vit tjetër, dhe se synimi i tij është ta përfundojë karrierën te Reali.

Belgu theksoi se i duhet vetëm të mbetet i shëndetshëm dhe shtoi se është i kënaqur me besimin që klubi ka treguar te ai shkruan Indeks Online.

Reali e zyrtarizoi rinovimin të premten, më 20 nëntor. Kontrata e re e mban 34-vjeçarin në klub deri më 30 qershor 2028, ndërsa marrëveshja e mëparshme skadonte në fund të sezonit 2026/27.

Courtois është portieri numër një i Real Madridit që nga viti 2018, kur zëvendësoi Keylor Navasin. Në nëntë sezone ka mbledhur 348 paraqitje dhe 14 trofe, mes tyre dy Liga të Kampionëve dhe tri tituj në La Liga. Ai u shpall lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2022./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.