KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

Humb jetën punëtori pasi u godit nga rryma gjatë vendosjes së dritave në një bredh

Një punëtor rreth të 40-ave ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë vendosjes së dritave festive në një bredh të Krishtlindjeve, në qendrën tregtare Brent Cross në veri të Londrës.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, ndërsa punëtori po vendoste dekorimet. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë të enjten, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv.

Pas incidentit, qendra tregtare u mbyll përkohësisht, ndërsa punonjësit e dyqaneve u njoftuan përmes një mesazhi urgjent. Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe pikëllim te punëtorët dhe bizneset që operojnë në qendër.

Ndërkohë, deputeti laburist për Hendon, David Pinto-Duschinsky, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e punëtorit, duke e cilësuar rastin si një lajm tejet të dhimbshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.