Manchester United ka marrë një lajm të keq në garën për Victor Osimhen, pasi Galatasaray nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e sulmuesit nigerian gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pas humbjes 4-0 nga Liverpooli, drejtuesit e klubit anglez janë të vendosur të përforcojnë sulmin, ku Benjamin Sesko është gjithashtu jashtë fushave për shkak të një lëndimi.
Sipas TEAMtalk, një transferim i Osimhenit mund të realizohet më lehtë në verën e vitit 2027.
Ndërkohë, Manchester United po shqyrton tri alternativa: Nicolò Tresoldi të Club Brugge, Igor Matanović të Freiburgut dhe Folarin Balogun të Monacos.
Burimi: klankosova.tv ↗

