KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona i afrohet Realit, diferenca financiare zbret në vetëm 174 milionë euro

Barcelona i afrohet Realit, diferenca financiare zbret në vetëm 174 milionë euro

Barcelona po arrin ta ngushtojë diferencën ekonomike me rivalin e përjetshëm, Real Madridin.

Sipas një raporti të prezantuar nga Shoqata e Ekonomistëve të Katalonjës, diferenca në të ardhurat operative mes dy gjigantëve spanjollë ka zbritur nga 303 milionë në 174 milionë euro gjatë sezonit 2024/25.

Real Madridi regjistroi të ardhura prej 1.161 miliardë eurosh, ndërsa Barcelona arriti në 987 milionë euro.

Përparimi i katalanasve ishte dukshëm më i madh, me rritje prej rreth 30 për qind brenda një viti, krahasuar me 9 për qind të madrilenëve.

Interesant është fakti se Barcelona realizoi 587 milionë euro nga aktivitetet komerciale dhe marketingu, kundrejt 563 milionëve të Real Madridit.

Megjithatë, madrilenët dominojnë në të ardhurat nga garat, me 372 milionë euro, përballë vetëm 119 milionëve të Barcelonës.

Pavarësisht të ardhurave më të ulëta, Barcelona regjistroi rezultat operativ pozitiv prej 61 milionë eurosh, ndërsa Reali 17 milionë.

Por në fund të vitit financiar, katalanasit dolën me humbje prej 17 milionë eurosh, kurse madrilenët me fitim prej 24 milionësh.

Edhe borxhi mbetet problem për Barçën, që ka detyrime prej 2.57 miliardë eurosh, kundrejt 2.24 miliardëve të Real Madridit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.