KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata Federale në Zvicër vendos që pushimet të mos llogariten si kujdes për fëmijët, babai detyrohet të paguajë të gjithë alimentacionin

Gjykata Federale në Zvicër vendos që pushimet të mos llogariten si kujdes për fëmijët, babai detyrohet të paguajë të gjithë alimentacionin

Gjykata Federale e Zvicrës ka vendosur rregulla të reja për mënyrën e përcaktimit të kujdestarisë së përbashkët ndaj fëmijëve pas ndarjes së prindërve.

Sipas vendimit, pushimet që njëri prind kalon me fëmijët nuk llogariten në parim si pjesë e përkujdesjes së përditshme, kur përcaktohet nëse ekziston kujdestaria e përbashkët.

Gjykata ka përcaktuar se secili prind duhet të marrë përsipër të paktën 30% të përkujdesjes së përditshme që të konsiderohet se ekziston kujdestaria e alternuar.

Përllogaritja bëhet në bazë të një periudhe dyjavore, e ndarë në tri njësi ditore: paradite, pasdite dhe gjatë natës.

Kjo do të thotë se secili prind duhet të kujdeset për fëmijën në të paktën 13 nga gjithsej 42 njësi.

Rasti që çoi në këtë vendim kishte të bënte me një baba, i cili e takonte djalin çdo të dytën fundjavë dhe kalonte me të nëntë javë pushime gjatë vitit, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gjykata vlerësoi se kjo kohë nuk mjaftonte për të krijuar kujdestari të përbashkët, pasi përkujdesja e përditshme ishte nën kufirin e përcaktuar.

Fillimisht, gjykata e shkallës së parë kishte pranuar kujdestarinë e alternuar, por Gjykata Kantonale e Schwyz vendosi që kujdestaria t’i takonte vetëm nënës. Babai e kundërshtoi këtë vendim në Gjykatën Federale, por ankesa e tij u refuzua.

Si pasojë, babai duhet të paguajë të gjithë kontributin financiar për mbajtjen e fëmijës, në vend që shpenzimet të ndahen mes të dy prindërve.

Në rastet e kujdestarisë së përbashkët, detyrimi financiar zakonisht shpërndahet mes prindërve, varësisht nga të ardhurat dhe nevojat e fëmijës.

Megjithatë, Gjykata Federale ka lënë hapësirë për përjashtime, në rastet kur pushimet me fëmijët janë veçanërisht të gjata dhe përkujdesja e përditshme është shumë afër kufirit prej 30 për qind.

Vendimi nuk i anulon automatikisht marrëveshjet ekzistuese mes prindërve, por duhet të merret parasysh kur kërkohet një rregullim i ri i kujdestarisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.