Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar tri projektligje që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, duke përfshirë ratifikimin e Konventës së Lubjanës – Hagës dhe dy marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Projektligji i parë i miratuar është ai për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare.
Po ashtu, komisioni ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze.
Projektligji i tretë i miratuar ka të bëjë me ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze.

