KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mos na qitni prej takti… kujdes” Korab Gashi reagon kur flitet për publikimin e audio-incizimeve

“Mos na qitni prej takti… kujdes” Korab Gashi reagon kur flitet për publikimin e audio-incizimeve

Tensionet kanë vazhduar edhe pas rikthimit në sallën e gjyqit të të akuzuarve në rastin “Capat dhe Sekiraqa”, pas një pauze të urdhëruar nga gjykatësja, për shkak të përplasjes mes Salih Sekiraqës dhe avokatit të Capave, të cilin Sekiraqa e akuzoi.

Në qendër të debatit pas rifillimit të seancës ishte publikimi i audio-incizimeve, çështje kjo që shkaktoi reagim të ashpër nga i akuzuari Korab Gashi, i cili u shfaq tejet i tensionuar.

“Po doni me e ngu krejt incizimin, edhe bisedat e familjarëve? Kujdes. Mos na qitni prej takti, respektoni atë që kemi thanë para kësaj seance, dy javë kohë na murr për me u përgatit me sekonda me minuta. Asnjëherë s’kom fol, kom duru, jom mundu me kon i vetëpërmbajtshëm. Ka pas llafe, shpica gjithçka asnjëherë s’kom fol. Nuk bën”, deklaroi Gashi.

Ai më pas akuzoi se veprimet po bëhen qëllimshëm.

“Qëllimshëm po e bën, e dinë ky pse po e bën”, shtoi ai.

“Kam vërejtje në prokurorinë, ka mundur t’i specifikojë pak më shumë gjërat dhe t’i pastrojë audio-incizimet. Nuk kam tjetër.”, ka theksuar gjatë seancës, Salih Sekiraqa.

Tutje, Sekiraqa kërkoi sërish të largohej nga salla dhe të kthehej në qeli, duke thënë se nuk mund ta përballonte më situatën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.