Barcelona ka vendosur të mos rrezikojë me Lamine Yamalin, i cili ka ndier shqetësime në kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes ndaj Villarrealit.
Për këtë arsye, talenti spanjoll nuk do të jetë në dispozicion për duelin e Ligës së Kampionëve kundër Sabahut, të mërkurën.
Klubi katalanas ka konfirmuar se bëhet fjalë për shqetësime të lehta dhe se Yamal pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Deportivo La Corunas.
Burimi: klankosova.tv ↗

