KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana zbulon deklarim të pasaktë të mallrave në Vërmicë, vlera e tyre mbi 3 mijë euro

Dogana zbulon deklarim të pasaktë të mallrave në Vërmicë, vlera e tyre mbi 3 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit dokumentar të mallrave të deklaruara nga operatori ekonomik, kanë identifikuar dyshime për klasifikim të pasaktë tarifor.

Për shkak të dyshimeve të ngritura, mallrat janë ndaluar në terminalin doganor në Vërmicë për t’iu nënshtruar kontrollit fizik, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të kontrollit fizik, është konstatuar se mallrat kanë klasifikim tjetër, përkatësisht klasifikimin e saktë tarifor, i cili parasheh detyrimin për pajisje me licencë importi.

Bëhet e ditur se vlera e mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, është rreth 3,400 euro.

“Në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave, veprimi i operatorit ekonomik përbën kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallrave, për të cilën do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore”.

“Dogana e Kosovës u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që, në rastet kur kanë paqartësi apo dyshime lidhur me klasifikimin e saktë tarifor të mallrave që planifikojnë të importojnë, t’i drejtohen paraprakisht Doganës së Kosovës për informata dhe sqarime përkatëse”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.